Komuna franceze i dhuron Rahovecit një kamion zjarrëfikjeje dhe uniforma për zjarrfikësit

Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar se Komuna e Rahovecit ka përfituar edhe një donacion që shkon për Njësinë e Zjarrfikësve.

Krahina e Sant Loirke ka dhuruar një kamion zjarrëfikjeje dhe uniforma për zjarrfikësit e Rahovecit.

Njoftimi i tij i plotë:

Donacioni i rradhës për njësinë e zjarrfikjes në Rahovec është një tjetër kamion 🚒 dhe uniforma për zjarrfikësa, ky kamioni është donacion nga zjarrfikësit e Francës përkatësisht nga krahina e Sant Loire, zjarrfikësit në Rahovec janë shumë mirënjohës për këtë donacion, që punën e tyre do e bëjë shumë më të lehtë sesa që ka qenë deri më tani.

Falënderim për bashkëatdhetarin tonë që jeton në Francë Artan Bugari që dha një ndihmë jashtëzakonisht të madhe në realizimin e këtij projekti!

Shumë Faleminderit Zjarrfikësve të Francës! 🇽🇰

Merci beaucoup aux pompiers de France! 🇫🇷

Reklama