Komuna eliminon problemin e ujërave të zeza në Vrajakë

Banorët e fshatit Vrajakë më nuk do të kenë probleme me ujërat e zeza, pasi që Drejtoria për Shërbime Publike ka bërë ndërhyrje të shpejtë.

Drejtori Përparim Krasniqi ka thënë se ndërhyrja është bërë pas kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj ane.

“Pas shumë shqetësimeve që preokuponin banorët e Vrajakës lidhur problemet me ujëra të zeza dhe në bazë të vlersimeve të menjëhershme që kemi caktuar si Drejtori për Shërbime Publike, rekomanduam që këtij problemi të madh të ujërave fekale, t’i bëhet zgjidhja e duhur dhe e menjëhershme. Përmes intervenime emergjente janë bërë ndërhyrje në këtë lokalitet, në tre segmente të rrjetit të ujërave fekale”, ka shkruar Krasniqi.

Reklama