Komuna e Rahovecit vendosë që të mbulojë 20% të sigurimit për kulturat bujqësore

Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta mbulojë 20% të shumës  së çmimit të polisës së sigurimit për kulturat bujqësore. Kryetari Smajl Latifi, e ka dhënë këtë informatë pas një takimi me fermerët.

Latifi ka thënë se propozimi ka qenë i drejtorit të Bujqësisë, Berat Duraku.

“20% e polisës së sigurimit do të mbulohet nga komuna e Rahovecit për kulturat tona bujqësore. Në takimin e sotëm me fermerët tanë, i informova se me propozim të drejtorisë së bujqësisë, kemi vendosur që t’i mbulojmë me 20% pagesën për çdo polisë sigurimi. Pra, përveç mbulueshmërisë 50% nga ana e MBPZHR-së, komuna do të mbulojë një pjesë të pagesës, me qëllim t’ju lehtësohet fermerëve tanë procedura për sigurimin e prodhimeve të tyre”, ka shkruar Latifi.

Reklama