Komuna e Rahovecit shpallet e para në Kosovë për realizimin e premtimeve zgjedhore

Instituti GAP, një prej instituteve më kredibile për matjen e kualitetit të qeverisjes lokale, e ka vendosur në vendin e parë Komunën e Rahovecit për realizimin e premtimeve në nivel Kosove.

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, ka thënë se është i lumtur për këtë vlerësim nga GAP.

Latifi ka shkruar:

Rahoveci, komuna që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë!

Jam i lumtur që sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalur si komuna që ka realizuar më së shumti premtime.

I kemi përfunduar 88% të zotimeve tona dhe jemi në finalizim edhe të 3 premtimeve që janë në proces.

Përveç kësaj, Rahoveci është shpallur edhe komuna më transparente në Kosovë. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes për të cilat unë nuk bëj kompromis, andaj ky vlerësim është dëshmi se jemi në rrugë të mirë.

Reklama