Komuna e Rahovecit përfiton nga Qeveria finacimin e dy projekteve të rëndësishme

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se sot ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për financimin e dy projekteve me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Projektete që kapin shifrën e 60 mijë eurove së bashku janë zgjerimi i ndriçimit publik në komunën e Rahovecit, që do të kushtojë 40.000 euro, si dhe trajtimi i kanalizimeve fekale (gropa septike), që do të kushtojë 20.000 euro.

“Mjetet financiare i kemi fituar nga Granti i Performancës për komunat e Kosovës, në të cilen Rahoveci është radhitur e katërta, si komunë me përformancë të mirë. Vlera e financimit të këtyre projekteve është 60,000 euro, për të cilat e falënderojmë MAPL-në”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, zbatimi i këtyre projekteve do të fillojë shumë shpejt.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me projekte të ngjashme që janë të një rëndësie të madhe për komunën tonë!”, ka shkruar ai. /RahoPress/

Reklama