Komuna e Rahovecit përfiton 400 mijë euro për ndërtimin e rrugës në qytet

Komuna e Rahovecit ka përfituar një projekt infrastrukturor në vlerë 400 mijë euro.

Bëhet fjalë për projektin që ka të bëj me ndërtimin e rrugës në qytetin e Rahovecit nga rrethrrotullimi i Rijas deri në dalje të rrugës për Xërxë.

Kryetari Smajl Latifi e ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetjen e këtij projekti.

Latifi shkruan:

Komuna e Rahovecit fiton edhe një projekt infrastrukturor në vlerën prej 400,000€

“Ndërtimi i rrugës në Rahovec, nga rrethrrotullimi Rija deri në dalje të rrugës për Xërxë”, është projekti i radhës i cili do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe kap vlerën prej :400,000€.

Faleminderit MI-së për bashkëpunimin!

Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit!

Reklama