Komuna e Rahovecit një ndër më të mirat për performancën e vitit 2018, Smajl Latifi pranon çmimin

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka vlerësuar Komunën e Rahovecit si ndër komunat më të mira në Kosovë për vitin 2018.

Me këtë rasti, MAPL e ka nderuar me një çmim kryetarin Smajl Latifi, i cili e ka kumtuar këtë lajm në llogarinë e tij në Facebook, duke falënderuar edhe ekipin e tij për suksesin e shënuar.

MAPL-ja e ka renditur në vendin e katërt Rahovecin nga të gjitha komunat e Kosovës për performancën e treguar gjatë vitit të kaluar.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Pas zgjedhjeve lokale, në fillim të vitit 2018 e kemi marrë mandatin dhe kemi filluar me punë!

Sot, kisha kënaqësinë të pranoj çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018 (top 4)!

Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec.

Kemi edhe shumë punë para vetes por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi!

Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Ministrinë e të Pushtetit Lokal për çmimin, poashtu, të falënderoj ekipin tim, drejtorët e drejtorive për punën e tyre.

Reklama