Komuna e Rahovecit nis dëgjimet publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2020

Komuna e Rahovecit ka nisur organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit të vitit 2020.

Sipas një  njoftimi, në datën 5 korrik në Krushë të Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë të Vogël dhe Brestovc, do të mbahen dëgjimet e para publike ku do të diskutohet se në cilat fusha duhet të koncentrohen mjetet e buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Të nderuar banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc , ju njoftojmë se me 05.07.2019, do të organizohen dëgjime publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitit 2020. Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës për vitin 2020, organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Tutje jepen detaje për orarin e dëgjimeve në fshatrat përkatëse.

“Dëgjimi publik me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc mbahet me 05.07.2019, në “Qendrën Rinore”, në fshatin Krushë e Madhe me fillim në ora 19:00. Dëgjimi publik me banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc mbahet me 05.07.2019, në Shkollën Fillore ”Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e Vogël me fillim në ora 20:20”, thuhet në fund.

 

 

Reklama