Komuna e Rahovecit ndan 140 mijë euro për kulturë, rini dhe sport

Komuna e Rahovecit ka ndarë 140 mijë euro subvencione për kulturë, rini dhe sport.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot është nënshkruar kontrata për dhënien e subvencioneve. Ai ka thënë se prioritet i komunës është që t’u qëndrojë afër të rinjve.

“Sot, kam nënshkruar kontratat për dhënien e subvencioneve për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit. Prioritet i komunës është që të vazhdojë t’i qëndrojë afër rinisë, kulturës, sportit, artizanateve, subjekteve që trajtojnë kategori të caktuara sociale në Rahovec. Kjo u dëshmua edhe me subvencionet: 140,000.00€”, ka shkruar ai.

“Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me rritje të përkrahjes për këta sektorë, që padyshim janë shumë të rëndësishëm për qytetarët e Rahovecit!”, ka shkruar në fund Latifi.

Reklama