Komuna e Rahovecit jep grante për bujqit, këto janë kushtet dhe procedurat

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Rahovecit ka bërë thirrje publike për aplikim për mbështetje të fermerëve me mekanizëm buqësor.

Kjo mbështetje përfshinë grantet e vogla në mekanizmin bujqësor dhe vlenë për sektorët e ndryshëm të bujqësisë.

Drejtoria e Bujqësisë ka publikuar një njoftim ku sqaron procedurat dhe kushtet për fituar grantet.

Afati i fundit për aplikim është 24 maj.

Njoftimi i plotë;

Komuna e Rahovecit gjithënjë e më shumë e dëshmon që është duke i mbështetur fermerët në mënya të ndryshme, për t’i lehtësuar punët gjatë kultivimit të prodhimeve bujqësore.

THIRRJE PËR APLIKIM

Përkrahje e fermerëve me mekanizëm bujqësor.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural fton të gjithë fermerët e Komunës se Rahovecit që të aplikojnë për grante të vogla në mekanizëm bujqësor.

  • Sektorët të cilët do të përkrahen përmes kësaj thirrje janë:
  1. Pemëtaria (vreshtaria),
    2. Lavërtaria,
    3. Perimekultura,
    4. Blegtoria,
    5. Bletaria.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e grantit janë:

  • Të jenë banor të Komunës së Rahovecit,
    • Të kenë të shlyera obligimet ndaj Komunës,
    • Të jetë i gatshëm / e gatshme te nënshkruaj kontratë me kushtet e Komunës
    • Të posedojnë tokë bujqësore në pronësi apo të marr me qira,
    • Të mos jetë përfitues i granteteve komunale në tre vitet e fundit,
    • Të jetë i gatshëm të participoj 20% të vlerës së pajisjes,
    • Fermerët mund të aplikojnë deri në tre pajisje, por mund të jetë përfitues vetëm i një pajisje
    Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
    • Aplikacioni (merret online ose në zyrat e DBPZHR-së),
    • Kopjen e letërnjoftimit,
    • Dëshmi mbi pronësi të tokës bujqësore,
    • Vërtetim mbi shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës së Rahovecit (Tatim në pronë dhe taksë komunale).
  • Kriteret specifike që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Shpërndarëses së Plehut apo Plugje (2 krahësh):

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të jetë fermer/fermere, kultivues i kulturave lavërtare dhe perimore.
    • Të ketë të mbjell kulturat lavërtare, si: Grur, Misër, Elb apo Tërshër së paku 0.50ha
    • Të ketë të mbjellë së paku 0.20ha me perime, siperfaqe e pergjithshme duhet te jete 0.50ha me perime.
    • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimit Motokultivator (Benasi):

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të jetë fermer/fermerë, kultivues i kulturave vreshtarë dhe perimore.
    • Të ketë të mbjellë së paku 0.50ha me vreshta apo 0.50 ha me perime
    • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimit Makinës Mjelëse:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:
• Të posedojë lopë qumështore (së paku 3 lopë)
• Të kenë regjistrin e kafshëve të AUV
• Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimit te koshere për Bletë:
Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të jetë anëtarë i shoqatës së Bletarëve
    • Të ketë së paku 10 koshere
    • Të ketë vërtetimin e deklarimit të numrit të bletëve dhe lokacionin, lëshuar nga DBPZHR
  • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermeret (vreshatret) per perfitimit Gërshërë dhe Kultivator (plugje për vreshta):

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të ketë së paku 0.20 ha me vreshta,
    • Dëshmi nga DVV për sipërfaqe me vreshta
    Për Gërshërë:
    1. Sipërfaqe nga 0.20 ha deri 0.50 ha përfitojnë 1 palë Gërshërë
    2. Sipërfaqe nga 0.51 ha deri 1.00 ha përfitojnë 2 palë Gërshërë
    3. Sipërfaqe nga 1.01 ha deri 3.00 ha përfitojnë 3 palë Gërshërë
    4. Sipërfaqe mbi 3.00 ha përfitojnë 4 palë Gërshërë
  • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimit gërshërë për qethjen e deleve dhe dhi:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Te kenë numrin e dele/dhi së paku 10 krerë
    • Të kenë regjistrin e kafshëve të AUV
    Gërshërë për qethjen e deleve dhe dhive
    1. Prej 10 krerë deri 100 krerë , përfitojnë 1 palë gërshërë
    2. Prej 100 deri 300 krerë, përfitojnë 2 palë gërshërë
    3. Prej 300 e më shumë, përfitojnë 3 palë gërshërë
  • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimin e pompave për ujitje:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:
• Të posedojnë tokë bujqësore së paku 0.50 ha
• Të jetë nga zona ku nuk është i shtrirë sistemi i ujitjes,
• Të ofroj dëshmi mbi burimit e ujit për furnizim.

  • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimin e Frezë për traktor, 1.6m, 1.8m dhe 3 m:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të posedojnë tokë të punueshme bujqësore së paku 5 ha
    • Të ketë kulturat: Lavertari, Perimkulturë, Vreshtari dhe Pemtari
    • Kriteret qe duhet te plotësojnë fermerët për përfitimin e pajisjes për Mulqerimin e hardhive:
  • Të posedoj vreshta së paku 2.00 ha
    • Dëshmi nga DVV për sipërfaqe me vreshta
    10. Kriteret qe duhet ti plotësojnë fermerët për përfitimin e paisjes Automizer (Sterpikëse për Vreshta):
  • Të posedoj vreshta së paku 2.00 ha
    • Dëshmi nga DVV për sipërfaqe me vreshta
    Vërejtje:
  • Për arsye të numrit të kufizuar në një lloji të pajisjes, fermeri e merr të dytën apo të tretën sipas prioritetit që e përcakton në aplikacion
    • Përqindja e përkrahjes do të jetë 80% nga Komuna e Rahovecit dhe 20% nga fermeri.
    • Pasi të shpallen përfituesit, të gjithë fermerët janë të obliguar që ta kryejnë participimin prej 20% dhe të nënshkruajnë kontratën me Komunën e Rahoveci.

Afati i aplikimit nga data: 30.04.2019 deri 24.05.2019

Aplikacionet dorëzohen në zyrën nr 3 në Drejtori të Bujqësisë.

 

Reklama