Komuna e Rahovecit i drejtohet Qeverisë: Kërkojmë dëmshpërblimin e bujqve dhe rritjen e subvencioneve

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Berat Duraku, i kanë drejtuar kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblimin e bujqve dhe rritjen e subvencioneve në bujqësi, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.

Latifi ka thënë se Qeverisë së Kosovës ia ka nisur dy shkresa, ku kërkohet që bujqit rahovecas të kompensohen për dëmet nga vërshimet dhe përmbytjet si dhe rritjen e subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët e të gjithë bujqit.

Njoftimi i Latifit:

Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës, dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve

Të nderuar fermerë të komunës sonë,

Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar:

* Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar

*  Rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët, blegtorët…për të gjithë bujqit dhe fermerët.

Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria apo donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Për më shumë ju lus t’i shihni kërkesat.

Reklama