Komuna e Rahovecit fiton grant në vlerë 390,913 euro

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, drejtori i Urbanizimit, Rumir Zhuniqi, në emër të Komunës së Rahovecit ka pranuar sot Çmimin “Granti i Performancës Komunale – Mjedis i Pastër”, me vlerë 390,913.00 Euro.

Ai ka thënë se ky çmim ndahet nga MMPHI në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Gjermani dhe me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, vlera e grantit është e përpjesëtuar për pikët e fituara gjatë tre viteve të fundit.

“Meritë për këtë çmim kanë të gjithë punonjësit e komunës, e posaqërisht kryetari Smajl Latifi, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Zyra për Mjedisin, në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, të cilët me përkushtimin e tyre të lartë kanë dhënë kontribut në përmirësimin e kushteve mjedisore në komunën tonë”, ka shkruar Zhuniqi.

Reklama