Komuna e Rahovecit fiton grandin më të madh, 40 kontejnerë e shporta të reja për qytetin

Komuna e Rahovecit ka fituar një grand që përfshin 40 kontejnerë dhe shporta të reja.

Siç ka njoftuar drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit Përparim Krasniqi, Rahoveci ka fituar grandin më të madh prej 13 komunave të tjera që po ashtu kanë fituar grande të tilla.

Njoftimi i plotë;

Hap pas hapi, çdo gjë e mirë për Rahovecin, po vie!

Sot pas vendimit të qeverisë Haradinaj, për ndarjen e mjeteve për dëmet në bujqësi, sot edhe një lajm i mirë për komunën tonë!

Sot, jemi fitues të 40 🚮 kontejnerve të rinjë dhe 🚮 shportave për mbeturina, prej 13 komunave fituese, komuna e Rahovecit fiton grandin më të madh të kontejnereve.

Duke falenderuar 👋 të gjithë vullnetarët, nxënësit, dhe aktivistë ambientalist, sot pranova këtë shpërblim, në kuadër të fushatës Ta Pastrojmë Kosovën.

Një falenderim për organizatën Lets Do It Kosova dhe Z.Luan Hasanaj!

#letsdoitkosova

#greenartcenter

#luanhasanaj

 

Reklama