Komuna e Rahovecit dhe IADK mundësojnë vizita në ferma për 4 fermerë të riatdhesuar nga Suhareka

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me IADK-në, kanë zhvilluar një vizitë shkëmbyese me katër fermerë të riatdhesuar në komunën e Suharekës, gjatë të cilës u vizituan dy sektorët kyç për fermerët pjesëmarrës, ai i vreshtarisë dhe pemëtarisë.

Sipas njoftimit të drejtorisë së Bujqësisë, qëllimi i vizitës ishte njohja e praktikave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese për rritjen dhe kujdesin ndaj vreshtave dhe pemishteve, përdorimit racional të pesticideve, mbrojtjes së bimëve dhe aplikimi i një mekanizmi modern në kultivim.

Gjithashtu, fermerët patën mundësinë të vizitojnë një biznes privat shumë të suksesshëm i cili merret me kultivimin e qershisë, dredhëzës, rrushit dhe pjeshkave.

“Menaxheri i plantacionit informoi fermerët për llojet më frytdhënëse të pemëve dhe përdorimin e rrjetave për mbrojtjen e tyre nga breshëri. Menaxhimi i resurseve njerëzore dhe natyrore ishte një temë e diskutueshme dhe me rëndësi për arritje të suksesit në bujqësi”, thuhet në njoftim.

 

Reklama