Komuna e Rahovecit asiston fermerët në aplikimin për subvencione, hapë edhe dy pika të reja

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore për vitin 2019.

Për t’ua lehtësuar më shumë punën fermerëve të cilët do të aplikojnë për subvencione Komuna e Rahovecit ka hapur edhe dy pika në Krushë të Madhe e Ratkoc.

Njoftimi i plotë:

Fermer të nderuar, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore për vitin 2019.

Ftohen fermerët e Komunës së Rahovecit që të aplikojnë për subvencione në këtë ministri.
Komuna e Rahovecit do të jetë në dispozicionin tuaj që të ofroj shërbime dhe ndihmë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Për herë të parë, fermerët mund të kryejnë procesin e aplikimit edhe në Krushë të Madhe e Ratkoc, si masë e Komunës për lehtësim të procedurave!

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi ka themeluar një taskforcë, e cila në periudhën e aplikimit do të jetë në dispozicion të fermerëve për ta lehtësuar sa më shumë procesin!

Faza e aplikimit do të filloj nga data 03.06.2019 (E hënë), për shkak se të disa procedurave të aplikimit që Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ende nuk i ka publikuar në ueb faqen zyrtare.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2019, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 25 milionë euro dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 30 qershor 2019.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Reklama