Komuna e Rahoveci përfiton grant prej 1917 kontejnerësh

Sot Komuna e Rahovecit a ka pranuar edhe një grant për mjedis të pastër për komunën tonë, i përfituar nga MMPH & GIZ, i fituar më 2019.

“Sot, kemi pranuar 1917 kontenjerë 120L”, ka shkruar kryetari Smajl Latifi.

Latifi ka falënderuar drejtuesit e Drejtorisë për Shërbime Publike për përkujdesjen që mjedisi të jetë i pastër.

“Dua të falënderoj zyrtarët e drejtorisë së shërbimeve publike dhe të mjedisit në komunën tonë, për angazhimin e tyre, si dhe kompanitë vullnetare dhe kompanitë e kontraktuara për mbledhjen e mbeturinave. Shpërndarja e këtyre kontenjerëve do të bëhet në bazë të planit, në secilin vendbanim, fshat dhe lagje të qytetit. Urime qytetarëve të komunës së Rahovecit për grantin! Ecim së bashku – për Rahovecin, komunë ekologjike!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama