Komuna do të paguajë shpenzimet e varrimit për çdo rast vdekje në Rahovec

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka vendosur që Komuna e Rahovecit të paguaj për kryerjen e shërbimeve të varrimit për çdo rast vdekje në Rahovec.

Ai ka nënshkruar një marrëveshje me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, Shani Sylka.

Latifi ka njoftuar:

Sot, me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, z. Shani Sylka, kam nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve dhe mbulimin e shpenzimeve të varrimit, për çdo rast vdekjeje në komunën tonë.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Reklama