Klubi Hendbollistik Rahoveci i kthehet ndeshjeve, kundër Prizrenit në ndeshjen e parë kontrolluese

Klubi Hendbollistik Rahoveci më në fund do t’i kthehet ndeshjeve.

Klubi ka njoftuar se do ta zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Klubit Hendbollistik “Prizreni” në shtëpi.

“KH RAHOVECI, pas shumë vitesh kthehet per herë të parë në shtëpinë e vet! Ndeshja e parë kontrolluese për ne, ndaj KH ” PRIZRENI “! Jeni të mirësardhur! #vreshtarët #khRahoveci”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas njoftimit, ndeshja do të zhvillohet më 26 qershor, në Palestrën Sportive “Mizaher Isma”.

 

 

Reklama