Kleqka e Latifi takojnë profesorët e muzikës: Mbështetja institucionale nuk do të mungojë për “Faik Sylka”-n

Drejtoresha e Kulturës, Bjondina Kleqka, bashkë me kryetarin Smajl Latifi, sot kanë takuar profesorët e Shkollës së Ulët të Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec.

Ajo ka njoftuar se profesorët i ka përgëzuar për dhe bashkëpunimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me komunën, në funksion të pasurimit të jetës kulturore në Rahovec.

Ajo, po ashtu, i ka siguruar profesorët se mbështetja institucionale nuk do të mungojë.

Kleqka shkruan:

Sot, gjatë ditës së bashku me kryetarin Smajl Latifi, kemi takuar profesorët e Shkollës së Ulët të Muzikës “Faik Sylka” në Rahovec.🎼

I përgëzova për punën dhe bashkëpunimin e tyre me komunën e Rahovecit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të pasurimit të jetës kulturore në Rahovec.

I sigurova poashtu se do të vazhdojë mbështetja institucionale për këtë shkollë që është kthyer në bazë të fortë për edukim të brezave në frymën artistike, si dhe mundësi më e mirë për përgatitje profesionale të brezave të rinj.

Reklama