
Kandidatja për deputete nga lista e AAK-së, Bjondina Kleqka, bashkë me kandidatin tjetër, Fatmir Iska, kanë vizituar sot Çifllakun, ku kanë takuar të rinjtë e këtij fshati.
Kleqka, nëpërmjet një postimi publik në Facebook, ka shkruar se me të rinjtë e Çifllakut kanë biseduar për preokupimet e tyre dhe nevojën e ndërhyrjes institucionale.

Kleqka shkruan:
Edhe rinia e Çifllakut e mobilizuar për fitoren e 14 shkurtit!
Së bashku me kandidatin për deputet Fatmir Iska, takuam të rinj e të reja nga fshati Çifllak, me të cilët biseduam për çështjet që na preukupojnë dhe nevojën e kthimit të vëmendjes institucionale drejt tyre.
Të rinjtë dhe gratë janë ndër fushat kryesore ku unë do të angazhohem si deputete e Kuvendit të Kosovës.
I falënderoj të gjithë ata që na pritën aq ngrohtë e kërkesat e tyre i shprehën aq hapur.
Bashkë do t’ia dalim.
Të jeni të sigurt se progresi është i mundur dhe ditë të mira po vijnë. 💛
