
Kandidatja për deputete, Bjondina Kleqka, dje bashkë me kandidatin për deputet dhe zëvendëskryeministrin në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kanë mbajtur një takim me të rinj nga Rahoveci.
Kleqka ka thënë se në këtë takim kanë shpalosur idetë dhe mundësitë për zhvillimin në relacion me gjeneratat e reja.

Kleqka shkruan:
Aleanca angazhohet në krijimin e agjendës nacionale për rini të edukuar e të shëndoshë.
Bashkë me kandidatin për deputet, z.Besnik Tahiri, në takim me të rinj e të reja nga Rahoveci, shpalosëm idetë tona për mundësitë e zhvillimit në relacion me gjeneratat e reja, si dhe së bashku biseduam për çështjet që e preokupojnë rininë e vendit tonë.
Për forcimin e shtetit tonë, ne garancë kemi rininë. 💛
