
Kandidatja e AAK-së për deputete Bjondina Kleqka ka marrë sot pjesë në disa aktivitete e takime me aktivistë qytetarë.
Ajo ka thënë se ata po priten ngrohtë nga aktivistët e shumtë.

“Pritja e ngrohtë dhe pjesëmarrja e aktivistëve të shumtë në Rahovec, e bashkëbisedimi me ta po dëshmon për mbështetjen e gjerë dhe të gjithanshme që ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Kleqka.
Aleanca çdo ditë e më shumë po rritet dhe po fiton mbështetjen e qytetarëve anembanë Kosovës, ka thënë ajo.
Kleqka ka theksuar se me 14 shkurt votohet për bujqësinë, rininë, për investime e përfaqësim dinjitoz, “për vendin tonë, për atdheun tonë”.
Ajo ka kërkuar që me 14 shkurt qytetarët të votojnë për:
Ramush Haradinaj-1
Fatmir Iska-26
Bjondina Kleqka-41
Berat Duraku-81
Mahmut Morina- 80
Na shkoftë mbarë!
