Kjo metodë mund të ndihmojë shumë në ruajtjen e bletëve

Bletët kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të popullsisë së tyre në rënie dhe implikimit të madh që numrat e tyre pakësues kanë në prodhimin e ushqimit.

Për shkak të kësaj, raportet kanë pohuar se bletët po zhduken në një shkallë alarmante, e cila është kryesisht për shkak të pesticideve dhe marimangave, si dhe ndryshimeve klimatike, përcjell reporteri.net.

Ndërsa njerëzit po e pranojnë seriozitetin e çështjes, shumë njerëz po përpiqen të ndihmojnë duke mbajtur bletët e tyre, përmes një metode të thjeshtë por shumë efektive. Jo vetëm që do të ndihmojë në mbrojtjen e bletëve, por do të thotë gjithashtu që ju mund të prodhoni mjaltin tuaj organik për konsum personal, apo edhe për shitje.

E gjitha çfarë nevojitet janë një copë dërrase dhe disa kavanozë, dhe se si bëhet kjo mund ta shikoni në videon e bashkangjitur në këtë artikull.

Reklama