Kjo ishte përfaqësia e parë e SHBA-së në Kosovë

Në vitin 1996, sytë e gjithë shqiptarëve të Kosovës, ishin nga kjo shtëpi.

Kjo për shkak, se atëbotë në lagjen Arbëria në Prishtinë, u hap një prej zyrave me të rëndësishme në vend.

Hapja e saj, ishte shpresë e madhe për Kosovën.

Qindra njerëz u mblodhën këtu në lagjen Arbëria për ta ndjekur ceremoninë e hapjes së saj, në të cilën mori pjesë edhe ish lideri, Ibrahim Rugova.

Në krye të kësaj zyre, ishte Stephen Blake.

Por, për një zyre e tillë, kishte rëndësi edhe vendi se ku do të hapej ajo.

Kësisoj, pas disa propozimeve, amerikanët të ndihmuar nga politikanët shqiptarë atë kohë, për zyre të tyre zgjodhën shtëpinë e Ahmet Rugovës, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

E ai që iu ndihmoi amerikanëve ta përzgjedhin këtë objekt si zyre të tyre, tregon se rrodhën gjërat.

Adnan Merovci thotë që edhe pala serbe kishte propozuar një objekt, por amerikanët e zgjodhën propozimin e shqiptarëve.

Tani, pas 23 vjetëve vendi se ku u ngrit për herë të parë flamuri amerikan në Kosovë, është pronë e një kompanie privatë për sigurimin e automjeteve.

Banorët e paktë që kanë mbetur në këtë lagje që nga ajo kohë, thonë që me ardhjen e kësaj zyre, filluan të ndjehen me të sigurt.

Kjo zyre, ishte e para e këtij llojit që u hap në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Më vonë, në këtë pjesë të qytetit, u hapen edhe shumë ambasada të vendeve të huaja në Kosovë.

Kjo zyre e SHBA në Kosovë, kishte vepruar në cilësi të misioni diplomatik të SHBA-ve, deri në vitin 1999, kur edhe iu vu flaka nga forcat serbe.

Reklama