Kjo është renditja e subjekteve tjera politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka duke bërë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numrat në short fillonin nga 111 deri 138, njofton Klan Kosova

Në short u bë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 135 dhe Nisma Socialdemokrate 121.

Më poshtë gjeni renditjen e partive të tjera në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit:

Partia Rome e Kosovës do të ketë numrin 117.

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të ketë numrin 123.

Lëvizja për Bashkëveprim do të ketë numrin 116.

Kolicioni VAKAT do të ketë numrin 113.

FJALA do të ketë numrin 138.

NIsma Socialdemokrate do të ketë numrin 121.

Iniciative e Re Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 111.

Srpska Lista do të ketë numrin 119.

Reklama