Kjo është gjendja e rrugëve në Rahovec pas reshjeve të borës

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në komunën e Rahovecit.

Ai ka thënë se kompanitë e kontraktuara tashmë janë mobilizuar që të pastrojnë rrugët nga bora.

Përboqi po ashtu u ka bërë apel shoferëve në komunikacion dhe ta përshtasin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Përboqi shkruan:

Informatë për gjendjen e rrugëve në territorin e komunës së Rahovecit!

Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga komuna menjëherë janë mobilizuar dhe kanë dalë në terren, janë duke u pastruar me kohë të gjitha rrugët që janë kompetencë e komunës për mirëmbajtje dimërore, ndërsa për vështirësitë që janë paraqitur në rrugët rajonale tashmë e kemi njoftuar ministrinë e infrastrukturës dhe kompanitë që janë të kontraktuara nga ministria për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale!

Apel për shoferët që marrin pjesë në komunikancion që të kenë kujdes dhe shpejtësinë e veturës ta përshtasin me kushtet e rrugës!

Faleminderit për mirëkuptim!

Reklama