Kjo është delja më e shtrenjtë në botë

Është shitur delja më e shtrenjtë në botë. 

Ajo është me prejardhje nga Holanda. Kjo dele u shit të enjten në një treg skocez nga menaxheri i një ferme.

367.500 funta ose 412 mijë euro, është shitur dhe besohet se aktualisht është delja më e shtrenjtë në botë. 

Delet Texel janë dele shumë të rralla dhe sigurisht, tejet të shtrenjta. Njihen edhe sikur dele muskuloze. Kryesisht gjenden në Mbretërinë e Bashkuar.

Çmimi i parë ishte 10,000 funta por kërkesa e madhe për ta blerë në ankand ngriti shpejt çmimin, njofton BBC.

Delja mban emrin Double Diamond, dhe tash pronar i saj është në person nga Manchesteri që quhet Jeff Aiken.

Reklama