
Skuadra e hendbollit KH Rahoveci, ka hyrë në mesin e skuadrave elitare të hendbollit kosovar.
KH Rahoveci ka njoftuar se këtë sezon e ka përmbyllur me fitore ndaj KH Llapi, duke marrë pozitën e katërt.

Kjo është një arritje e madhe për skuadrën rahovecase, pasi që ka siguruar një pozitë të rëndësishme në Superligë pas shumë viteve.
Njoftimi i plotë:
RAHOVECI NË MESIN E SKUADRAVE ELITARE TË HENDBOLLIT KOSOVAR!
Sezonin e rregullt e mbyllim me fitore 34-36 ndaj KH Llapit dhe në pozitën e katërt.
Tani 6 skuadrat e para luajnë në SUPERLIGËN A, secila me njëra-tjetrën, nga dy ndeshje, për një vend në playoff.
Një arritje e madhe për ne si klub ku në sezonin e parë në Superligë pas shumë vitesh arrijmë të sigurojmë një pozitë solide.
Sezoni fillon tani!
HAJDE RAHOVEC