RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Këto janë sëmundjet më të njohura te specat

    17/07/2019 - 10:34
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Speci renditet si një prej kulturave më të rëndësishme perimtare në Kosovë.

    Regjioni i Anadrinit prinë me sipërfaqen më të madhe të mbjellur me spec, përfshirë fshatrat si Krusha e Madhe, Krusha e Vogël dhe shumë fshatra tjera të komunës së Gjakovës dhe Rahovecit.

    Speci kultivohet në dy mënyra: në ambiente te mbrojtura si dhe në fushë të hapur. Per shkak të ndryshimeve agrologjike që kanë ndodhur javën e kaluar dhe prezencës së lagështisë, janë paraqitur rreziqe që mund të jenë shkaktare të sëmundjeve te kjo kulturë.

    Sipas IPKO – Parashikimit Agrologjik, nga stacioni i vendosur ne Krushë, janë gjeneruar të dhëna gjate javës se kaluar, që lidhen ngushtë me kultivimin e Specit. Përveç breshrit të rënë që ka sjellë dëme të mëdha, ka pasur edhe reshje të shiut të cilat ishin 75% prezente. Kjo lagështi ka ndikuar në rritjen e prezencës së ujit në sipërfaqen e gjetheve, duke i lënë ato të lagura, gjë qe ka rezultuar në rritjen e probabilitetit të shfaqjes së infeksioneve në bimë.

    Sëmundjeve si kalbëzimi i hirtë (Botrytis cinerea) ju nevojitet vetëm lagështi dhe me pas nxehtësi për të shtuar aktivitetin e infeksionit. Nga stacioni agrologjik i vendosur në Krushë prej 11 deri më 14 Korrik, kushtet p,r shfaqjen e kalbëzimit të hirt, tek speci, kanë qenëe pothuajse 100%. Ndërsa ditëve të tjera të javës së kaluar, këto rreziqe janë manifestuar në shkallën nga 25% deri në 75%.
    Gjatë kësaj jave, kushtet agrologjike do të jenë pothuajse të njëjta me javën e kaluar. Do të ketë vranësira të kohëpaskohshme, diell dhe reshje minimale. Kjo ndihmon në fazën e dytë të zhvillimit të infeksionit te kalbëzimi i hirtë si dhe prezencën e sëmundjes së Fitoftores (Phytophthora capsici) te speci.
    Fermerët duhet të marrin masa duke aplikuar preparate mbrojtëse përmes spërkatjeve kundër këtyre sëmundjeve. Konsultimi me ekspertët e mbrojtjes së bimëve, do të ndihmonte në zgjedhjen e preparateve të duhura.

    “IPKO-Parashikimi Agrologjik” ofron të dhëna të përpunuara për kushtet klimatike, të cilat do të jenë specifikisht në funksion të bujqësisë dhe në shërbim të të gjithë fermerëve të Kosovës. Për të pranuar informatat e përpunuara përmes SMS-ve, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s duke dërguar e-mail në [email protected] Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë). /Gazeta Bujku

    Të fundit nga rubrika

    Parashihen të ndahen 3 milionë euro për kompensimin e dëmeve për fermerët

    26/11/2022 - 22:08

    Sivjet është mbjellur më shumë grurë, pritet që Kosova të sigurojë më shumë bukë

    24/11/2022 - 16:52

    Vazhdon puna për hapjen e kanaleve të kullimit në Fortesë

    14/11/2022 - 13:33

    Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar ‘AGROKOS’

    08/11/2022 - 16:34

    Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e grurit? Rusia lë në pritje botën

    08/11/2022 - 16:31

    Mollët kalben në pemë, fermeri: Punuam kot, nuk po i blen askush

    07/11/2022 - 22:49

    Peci: Do t’i kompensojmë dëmet në bujqësi të shkaktuara nga vërshimet

    05/11/2022 - 19:28

    Fermerët të përkushtuar për zhvillimin e bujqësisë, kërkojnë mbështetje institucionale

    05/11/2022 - 19:26

    Rahoveci pas vërshimeve, fermerët përfundojnë sezonin akoma pa e filluar

    05/11/2022 - 19:17

    Ministri Peci shpall arrën e lajthinë produkte strategjike: Nga 15 hektarë të mbjella, për bujkun nga Theranda rendimenti ishte 10 tonë

    05/11/2022 - 19:15
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.