Drejtoresha Kleçka jep detaje lidhur me subvencionet që do t’i ndajë komuna për vitin 2019

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, Bjondina Kleçka ka dhënë detaje lidhur me ndarjen e subvencioneve për OJQ-të, klubet sportive e kulturore në komunë.

Kleçka ka sqaruar se thirrja për paraqitjen e kërkesave për subvencionim është përcjell me formimin e një komisioni vlerësues të aplikacioneve, i cili do t’i zgjedhë sipas kritereve organizatat fituese.

Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, ka paraqitur edhe listat e organizatave që kanë fituar subvencionet komunale gjatë viteve të kaluara, të cilat mund të riaplikojnë edhe këtë vit.

Shkrimi i plotë i Kleçkës;

Informim rreth ndarjes së subvencioneve të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport 2019

Të nderuar qytetarë, e ndjej obligim informim sa më të drejt të qytetarëve, në mënyrë që të mos biem pre e informatave të gabuara, çfarëdo arsye qofshin ato!

Në bazë të thirrjes publike për subvencionim (ndihmë shtesë) lidhur me aktivitete të OJQ-ve, klubeve sportive e kulturore në komunën e Rahovecit, ashtu sic e parasheh edhe ligji për vetëqeverisje lokale, është hapur thirrja publike për subvencionim të OJQ-ve, klubeve shkollore, sportive, e rinore.
Poashtu, në përputhje me këtë ligj është formuar një komision për të shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikacionet dhe dokumentacionin përkatës të dërguar nga OJQ-të , ku sipas kritereve, Komisioni Vlerësues ka shpallur fitues për Subvencionim listën të cilën e gjeni bashkëngjitur, të cilët edhe i kanë përmbushur kushtet për subvencionim, pra me këtë nënkuptohet raportin e vitit paraprak nëse është subvencionuar nga drejtoria përkatëse, formularin për aplikim, dorëzimin e projektit, si dhe dokumente tjera të cilat janë publikuar në thirrjen publike.

Bashkëngjitur i gjeni edhe listën me ndarje të subvencioneve përgjatë viteve, janë fakte që tregojn se sa serioze është përkrahja nga qeverisja aktuale, në krye me kryetarin z.Smajl Latifi, për t’i përkrahur shoqërit kulturore, rinore e mos të flasim për ato sportive, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në komunën tonë të ketë përkrahje më të madhe. Fotografitë e tregojnë dallimin e madh.

Kur permendet subvencionim, nënkuptohet që janë mjete financiare që i jep shteti përgjatë një periudhe, një organizate, klubi apo kushdo qoftë, për t’i ndihmuar e për t’u lehtësuar veprimtarinë ose për t’u mbuluar shpenzimet e ndryshme, ndihmë shtesë rreth veprimtarisë që e zhvillojn përfaqësues të ndryshëm.

 

 

Reklama