Këngëtari i njohur evropian në Rahovec, pjesë e Hardh Fest 2019

Hardh Fest ka njoftuar për befasinë e radhës të këtij edicioni.

Vokalisti i rock grupit të mirënjohur botëror, Rainbow, Ronnie Romero, do të jetë për herë të parë jo vetëm në Hardh Fest, por edhe në Kosovë.

Ai do të performojë në Hardh Fest 2019 pas turneut të tij shumë të suksesshëm nëpër Evropë. Siç njoftojnë organizatorët, Ronnie Romero do të jetë i shoqëruar nga rock bendi shumë i suksesshëm, Eridan.

“Përveç Ronnie Romero, lineup sivjet pasurohet edhe me prezencën e 3 Musketjerëve – Elton Deda, Aleksander Gjoka dhe Redon Makashi Redi. Vazhdojmë me rock grupet ndërkombëtare, ku grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari, THE MOOG, do të jetë poashtu pjesë e Hardh Fest 2019. Nga Rock Grupet tjera prezentë në festival, do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Votra dhe 4X4. E veçanta e Hardh Fest 2019 është se main DJ të secilës natë janë të gjitha vajza dhe gra – DJ Jehonë, nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e Hardh Fest.

Hardh Fest 2019 mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht. /RahoPress/

Reklama