KB Rahoveci zyrtarisht aplikon për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se sot zyrtarisht ka aplikuar në një nga garat më të rëndësishme evropiane, Champions League.

Sipas komunikatës, aplikacioni është kompeltuar dhe dorëzuar tek organizatorët të cilët brenda 10 ditësh pritet të vendosin edhe për përfshirjen e Rahovecit në garat kualifikuese.

“Siç e kemi sqaruar edhe më herët në bazë të rregullores pesëmarrja në Champions League i takon kampionit të Kosovës në këtë rast Z Mobile Prishtina, por Rahoveci synon që përmes aplikimit të marr një ftesë për tu përfshirë në gara. Në rast se vendoset negativisht atëherë opsioni i dytë mbetet gara kualifikuese për FIBA Europa Cup, që skuadrës sonë si nënkampione i garantohet pjesëmarrja”, thuhet në komunikatën e lëshuar për mediat.

Tutje theksohet se të gjitha detajet për orarin e garave si dhe sistemin do të bëhen publike po sa klubi të marrë përgjigje për Champions League apo Fiba Europa Cup.

“Bordi e ka vision të qartë që klubin ta shëndërroj në një skuadër evropiane, ndërsa nuk do të heqë dorë nga kjo rrugë. Njëhkohsisht po punohet në gjitha drejtimet si tek partnerët, basketbollistët në mënyrë që siç e kemi thënë të garantohet për një edicion edhe më të mirë se ai që e kemi lënë pasë. Rahoveci ka treguar dhe do të tregoj atë që dinë të bënë më së miri, mikëpritjen, basketbollin dhe spektaklin”, thuhet në fund. /RahoPress/

Reklama