KB Rahoveci nënshkruan marrëveshjen me sponsorin e ri të klubit

KB Rahoveci ka njoftuar sot se sponsor general i klubit do të jetë “Osa Termosistem”.

Kjo kompani do ta sponsorizojë klubin në dy edicionet e ardhshme, atë 2019/2020 dhe 2020/2021/.

Njoftimi i plotë nga klubi:

OSA TERMOSISTEM SPONZOR GJENERAL I  KB RAHOVECI 💪

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë të konfirmoi arritjen e marrveshjes me një nga kompanitë më të mëdha në vend, “OSA TERMOSISTEM” për sponzorizimin e klubit në dy edicionet e ardhshme 2019/2020 dhe 2020/2021.

Kompania në fjalë do të jetë një nga mbështetësit kryesore të klubit në një rrugëtim të gjatë dhe të sukeseshëm që na pret përpara. Marrveshja është nënshkruar në ambientet e KB Rahoveci mes anëtarëve të bordit Bekim Hoxha e Fidan Rama dhe përfaqësuesit të kompanisë Ardian Osa. I njëjti po ashtu ka shprehur kënaqësin që OSA TERMOSISTEM do të jetë prapa Rahovecit në këtë rrugtim të ri.

Deklarata e plotë e Ardian Osa:

Ne në Osa Termosistem, gjithmonë e kemi pasur Rahovecin prioritet. Për të jetojmë dhe veprojmë.

Koha ka ardhur që përkrahjen tonë e cila buron nga dashuria për Rahovecin ta konkretizojmë me një mbështetje të fuqishme për klubin e basketbollit, KB Rahoveci.

OSA Termosistem si kompani lidere në industrinë ku vepron ka kënaqësinë të jetë prapa KB Rahovecit në rrugëtimin e ri, të vështirë për titull, ku shpresojmë se mund të ndihmojmë që ti sjellim trofe qytetit tonë dhe që gjeneratat e reja të inspirohen për pjesëmarrje në sport.

Me sport, sigurojmë të ardhmen për fëmijët tanë dhe basketbolli si sporti kryesor i qytetit ka përkrahjen tonë të pakursyer drejt sukseseve të reja.

Kampionat me kampiona 🏆.

FALIMINDERIT OSA TERMOSISTEM 💙💙💙