KB Rahoveci merr pjesë ne Europa Cup, në Champions League vetëm Prishtina

KB Rahoveci ka njoftuar se Champions League ka përcaktuar numrin e skuadrave për edicionin e ri, derisa Kosova do të përfaqësohet me një skuadër, në këtë rast ZMobile Prishtina si kampione aktuale.

Klubi ka njoftuar se për shkak të këtyre rregullave dhe numrin të mjaftueshëm të skuadrave të paraqitura, Rahoveci si nënkampion nuk është përfshirë për këtë edicion në Champions League.

Megjithatë, KB Rahoveci, do të luajë në Europa Cup, ku ka të drejtë pjesëmarrjeje si kampion.

“Si do qe të jetë skuadra jonë ka aplikuar edhe për FIBA Europa Cup, aty ku si nënkampion kemi të drejtën e pjesëmarrjes. Me 24 korrik kur te hedhet shorti do ta kuptojmë kundërshtarin e parë në Evropë, qoftë në raundin kualifikues apo në fazën e grupeve. Për çdo të re për pjesëmarrje në FIBA Europa Cup do të ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar klubi.

Reklama