KB Rahoveci jep lajmin e mirë: FIBA i thotë po Rahovecit, jemi në edicionin 2019/2020

Klubi Basketbollistik Rahoveci ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë mbështetësit e vet.

Në një njoftim publik, KB Rahoveci ka njoftuar se FIBA Europa Cup, ka konfirmuar përfshirjen e KB Rahoveci në edicionin e 2019/2020.

“Jemi në mesin e skuadrave qe do të luajmë një raund kualifikues për të kërkuar fazën e grupeve”, thuhet në njoftim.

Më poshtë publikojmë të plotë sqarimin e KB Rahoveci, sa i përket pjesëmarrjes së klubit në FIBA:

KB Rahoveci sivjet do të zhvilloj edicionin e parë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në FIBA EUROPA CUP. Skuadra jonë është në mesin e 10 skuadrave tjera që do të kërkojnë me një raund kualifikimi fazën e grupeve.

Pesë (5) nga dhjetë (10) skuadrat sigurojnë këtë fazë. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje ardhje, ndërsa ndeshja e parë luhet të mërkurën me 2 tetor ajo e kthimit një javë pasë me 9 tetor. Kundërshtarin në kualifikime do ta kuptojmë javën e ardhshme me 24 korrik të mërkurën, në shortin që mbahet në Mynhen të Gjermanisë.

KB Rahoveci në bazë të shortit do të ballafaqohet më një nga këto pesë skuadra:

Dnipro(Ukrainë),ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).

NA PRET SUPER EDICIONM, ME NJË SUPER ATMOSFERË NË SUPER ARENËN

“MIZAHIR ISMA”🔥🔥🔥

Reklama