KB Rahoveci frymëzohet nga portali RahoPress për emrin e videokanalit të ri

Një videokanal do të hapet së shpejt nga Klubi Basketbollistik Rahoveci.

Raho Channel HD është emri i këtij kanali, për të cilin klubi nuk ka dhënë shumë informacione se çfarë karakteri do të ketë dhe për çfarë do të shërbejë.

Megjithatë, ajo që bie në sy është parashtesa “Raho”, e cila së pari është përdorur nga mediumi më i madh dhe kridibil në Rahovec, “RahoPress”.

RahoPress, i dëshiron suksese klubit në projektin e ri, dhe shpreh kënaqësinë e veçantë që ka shërbyer si frymëzim për emërimin e tij.

Reklama