KB Rahoveci dënohet me para dhe me dy ndeshje pa publik, vjen reagimi i menjëhershëm

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka dënuar me 2600 euro dhe dy ndeshje pa prezencë publiku, Klubin e Basketbollit Rahoveci, për incidentet që ndodhën në ndeshjen e katërt të finales më Z Mobile Prishtina në arenën “Mizaher Isma”.

Megjithatë, KB Rahoveci ka bërë të ditur se nuk e pranon këtë vendim dhe për këtë arsye do ta apeloj.

“2600 euro denime dhe dy ndeshje pa prezencën e publikut është bilanci i dënimeve që skuadra jonë ka marr nga FBK pas zhvillimeve që ndodhën në ndeshjen e fundit. Bordi i KB Rahoveci do të apeloj këtë vendim dhe në rast të refuzimit atëherë jemi të detyruar që dy ndeshjet hapëse të sezonit të ri t’i luajmë pa prezencë të shikueseve”, thuhet në reagimin e KB Rahoveci.

Po ashtu, KB Rahoveci pret nga të gjithë që ndjekin ndeshjet që gjëra të tilla mos të përsëriten më në fushën e lojës.

“Me këtë rast kërkojmë nga të gjithë dhe shpresojmë që të mos përsëriten më veprime të tilla të cilat më së shumti shkojnë në dëmë të klubit por edhe qytetit në përgjithësi”, thuhet në fund të reagimit. /RahoPress/

Reklama