Kapiteni i KB Rahovecit, Visar Ejupi shpallet “Sportisti i Vitit 2021”

Komuna e Rahovecit e ka shpallur sot “Sportisti i Vitit 2021” basketbollistin dhe kapitenin e skuadrës KB Rahoveci, Visar Ejupi, ndërkaq basketbollisti tjetër Hadis Dërguti është shpallur “Shpresa e Vitit 2021”.

I pari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka qenë i pranishëm dhe i ka ndarë të dyja çmimet.

Nga KB Rahoveci, kanë thënë se Visar Ejupi gjatë verës që lamë pas ishte paraqitur me përfaqësuesen e Kosovës për gjeneratat U-18 në European Challengers duke u shpallur MVP i garës ku dhe kontribuoi jashtëzakonisht në korrjen e fitores së garës për skuadrën.

“Ndërsa Hadisi kujtojmë që kishte shpërthyer duke treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm në eventin e “Streetball Kokrra” që është mbajtur këtë verë ku dhe arriti të shpallej MVP i turneut”, thuhet në njoftim.

“Padyshim që këto arritje në këtë vit janë vetëm fillimi për ta pasi pritet që të dytë të kenë të ardhme të ndritur në basketbollin Kosovar”, thuhet në fund.

Reklama