Kapet personi që rikrijoi deponinë në Zoqishtë, mbeturinat hiqen menjëherë

Deponia që ishte krijuar në fshatin Zoqishtë, vetëm një muaj pas pastrimit është pastruar përsëri.

Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi ka njoftuar se tashmë Policia ka kapur personin përgjegjës dhe Inspektorati do t’i shqiptojë gjobën.

Njoftimi i plotë:

Dje gjatë ditës u raportua, në mbrëmje u eliminua mbeturina e hedhur në këtë mjedis.

Duke falenderuar Drejtorinë, Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës, gjetëm personin që ka hedhur mbeturinat!

▶️ Personi në fjalë gjatë natës ka hequr mbeturinën,

▶️ Ndiqet procedura ndaj personit që ka hedhur mbeturina nga Inspektorati i Komunës për gjobë mandatore.

__________________________________________

Thirrje dhe ndërgjegjsim për qytetarët e komunës sonë, mos 🚮🚯❌ hudhni mbeturina në vende të ndaluara, të gjithë do të dënohen sipas ligjit!

Ruane vendin tuaj dhe mjedisin ku jetoni!

Rahovec, 28 maj 2019

Reklama