Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara

Njësitet e Antikontrabandës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet i cili po udhëtonte nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, në të cilin kanë hasur në mall të kontrabanduar me sasi prej 1019 kilogramëve fruta të thata, me vlerë rreth 7 mijë euro.

Automjeti ishte duke transportuar mallra nga Maqedonia e Veriut, njofton Dogana.

Në mallrat e kontrabanduar bënin pjesë lajthi, arra, badem, fistek si dhe arrra indiane.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.

Reklama