Kandidati i VV-së për Rahovecin: Preferojmë që të bëjmë koalicion me LDK-në

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se programi i tyre ka rritur mbështetjen e VV-së në Rahovec.

“Qytetarët po e vlerësojnë programin tonë, duan ndryshim në qytet”, tha Korenica në Edicionin Special të Klan Kosovës.

I pyetur se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti para balotazhit, Korenica i ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen për të rrëzuar kandidatin e AAK-së.

“Preferojmë që të shkojmë në koalicion me LDK-në, por nuk përjashtohet edhe mbështetja e PDK-së, por kjo do të varet edhe nga pajtimi i pushtetit qendror”.

Reklama