Kampi i Latifit në festë, të bindur në fitore të thellë

Në kampin e Smajl Latifit të AAK-së, ka nisur festa, pas numërimit të votave të para në shumicën e vendvotimeve.

Anëtari i AAK-së, Rumir Zhuniqi, ka thënë se rezultatet e para tregojnë për fitore të thellë të Smaj Latifit.

“Rezultatet e para tregojnë për fitore të thellë të Smajl Latifit. Është koha për më shumë punë me kryetarin më të suksesshëm që e ka pasur Rahoveci. Urime kryetar!”, ka shkruar Zhuniqi.

Edhe nga numërimi aktual i votave nga KQZ, Latifi prind bindshëm ndaj kundërkandidatit të VV-së Visar Korenica, me 75% të votave në favor të tij.

 

Reklama