Kadaj-Bujupi për Haradinajn: Nuk gjykohet liria

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar për ftesën e Gjykatës Speciale për Haradinajn.

Ajo ka thënë Haradinaj është burrështetas që ka bërë shumë vepra të mira për Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja ka thënë se ‘nuk gjykohet liria’.

Postimi i plotë:

NUK GJYKOHET LIRIA!

Tri herë i gjykuar. Dy herë i dorëhequr: Ky është Ramush Haradinaj.

Dy herë Kryeministër, vëllai i Luanit dhe Shkëlzenit, dëshmorëve të familjes heroike Haradinaj.

Burrështetasi që i vendosi taksë Serbisë.

Komandanti i UÇK-së që krijoi ushtrinë e Kosovës. 

Burrështetasi që mbrojti Trepçën.

Kryeministri që ngriti pagat e punëtorëve të sektorit publik dhe privat.

Lideri që nuk harroi pensionistët. Mjekët.

Kyetari i qeverisë që e bëri me ligj Prishtinën kryeqytet. 

Prindi që ngriti sisteme për fëmijët e Kosovës, shtesat e fëmijëve.

Ushtari që mbrojti kufijtë në liri.

Njeriu që përzgjodhi popullin kundrejt pushtetit.

Nuk gjykohet liria, nuk dënohet pafajësia.

Aleanca sot, më shumë se kurrë. Për Ardhmërinë. Për Kosovën.

Reklama