Juventus në karantinë, kundërshtarët e tyre kishin koronavirus

Skuadra e Juventus U23 është futur në karantinë për shkak të koronavirusit.

Skuadra e dytë e Bianconerëve u përball me rivalët e Serie C, Pianese në Torino me 23 shkurt dhe që nga atëherë klubi nga Piancastagnaio ka konfirmuar që katër lojtarë kanë rezultuar pozitivë për virusin që u shfaq në provincën Hubei të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Si rezultat i tillë, Juve kanë ndërmarrë masa parandaluese, por insistojnë që asnjë prej lojtarëve të tyre nuk ka shfaqur simptoma.

“Aktivitetet stërvitore të ekipit të Juventus U23 janë anuluar përkohësisht,” shkruhet në një deklaratë të klubit.

“Specifikohet që, gjashtë ditë pas lojës, lojtarët e Juventusit janë nën mbikëqyrje mjekësore. Juventus është në kontakt të vazhdueshëm me Federatën Italiane.”

Përhapja e Coronavirus në Itali ka bërë kërdi në ngjarje sportive, duke çuar në shtyrje të shumë ballafaqimeve, pëerfshirë këtu edhe sfida të Serie A.