RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    “Jemi vigjilentë”, Kurti përmend prapë luftën: Nuk mund të përjashtohet si mundësi

    10/08/2022 - 21:01
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Deklaratën për rritje të tensioneve me Serbinë që mund të qojë në një luftë të mundshme, të cilën e bëri në një intervistë për “La Repubblica,” kryeministri Kurti e ka ripërsëritur në një tjetër intervistë, kësaj radhe dhënë për “Reuters”.

    Sipas shefit të qeverisë, Albin Kurti, Kosova është e përgatitur të përballojë një sulm të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i situatës me minoritetin serb në Kosovë mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.

    “Nuk duhet ta neglizhojmë faktin se këto politika agresive të Beogradit, në një mënyrë apo në tjetrën, mund të shndërrohen në një sulm ndaj Kosovës. Jemi vigjilentë, por nuk kemi frikë”, tha Kryeministri për Reuters, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nuk po them se ata do të na sulmojnë këtë javë apo javën e ardhshme, mirëpo do të ishte plotësisht e papërgjegjshme nga ana jonë që ta përjashtojmë mundësinë për rritje të tensioneve dhe konfliktit.”

    Përkundër kësaj, Kurti ka kritikuar edhe Rusinë, shtet miqësor i Serbisë, duke thënë se mund të jetë një nga faktorët e përkeqësimit të gjendjes në veri të Kosovës.

    “Presidenti despotik rus, Vladimir Putin është një njeri i luftës dhe ai ka interes të përhapë luftën sepse dëshiron që ta normalizojë atë”, tha Kurti për Reuters, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainë në shkurt. /Reporteri.net/.

    Të fundit nga rubrika

    Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin

    19/01/2023 - 19:46

    Projektligji për Trustin sot në duart e deputetëve

    19/01/2023 - 07:56

    Martini provon ta mbyllë skandalin e miliona eurove, përmes një reagimi sipërfaqësor

    18/01/2023 - 18:18

    Ankohen qytetarët që ia mësynë dyqaneve për furnizim për festa: Çmimet janë të papërballueshme

    31/12/2022 - 11:48

    Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festave

    30/12/2022 - 23:01

    Operacioni “Ekipi”- 16 të rinj nga Kosova kamuflohen si ekip sportiv për t’u futur ilegalisht në Itali

    27/12/2022 - 18:10

    Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

    24/12/2022 - 13:35

    Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar

    24/12/2022 - 13:14

    Projektligji për Paga në Kuvend, këto janë dallimet në koeficientë

    20/12/2022 - 13:03

    Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin për liberalizimin e vizave për Kosovën

    20/12/2022 - 12:59
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.