Java e dëshmorëve, u zbuluan 4 pllaka përkujtimore në shtëpitë bazë të UÇK-së

Kanë vazhduar sot aktivitetet për nder të “Javës së dëshmorëve” në Komunën e Rahovecit.

Kryetari Smajl Latifi ka njoftuar se është bërë zbulimi pllakave përkujtimore në shtëpitë bazë të UÇK-së në një vend në Polluzhë dhe tri vende në Zatriq.

Latifi ka theksuar se përkujtimoret do të shërbejnë si dëshmi e përjetshme e historisë së re të Kosovës.

Latifi shkruan:

Është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri.

Për nder të “Javës së dëshmorëve”, dje dhe sot kemi bërë zbulimin e pllakave përkujtimore në shtëpitë bazë të UÇK-së, si në:

Polluzhë (Ramadan Bajraktari)

Zatriq (Binak Berisha)

Zatriq (Hamëz Kastrati)

Zatriq (Sejdi Spahiu).

Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të përjetshme të historisë sonë më të re.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që sakrifikuan jetën për atdhe, mirënjohje dhe falënderim për familjet që shtëpitë e tyre i kthyen në baza të UÇK-së!

Nderim dhe mirënjohje për luftëtarët e lirisë dhe familjet që i dhanë pakursim mbështetje UÇK-së!

Reklama