Jasharaj: Më 20 maj dilni sa më shumë në protestë para Qeverisë, do Zoti që Kurti të reflektojë

Sot në të gjitha institucionet e Kosovës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon grevë një orëshe.

Përmes kësaj greve sindikalistët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i plotësojë kërkesat e tyre për ndarjen nga 100 euro çdo muaj për të gjithë punëtorët në sektorin publik deri në miratimin e ligjit për paga, në të kundërtën ata paralajmërojnë që pas 20 majit do të detyrohen të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka ndjekur nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në Shkollën “Asim Vokshi”.

Ai ka thënë se janë duke u përgatitur për grevën e 20 majit para Qeverisë teksa ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në këtë protestë.

“Ju lus më 20 maj të jeni sa më shumë në shesh atje para Qeverisë, mos po don Zoti që ata të këndellen ta gjejnë një zgjidhje dhe mos të kemi nevojë për veprime të tjera”, u shpreh Jasharaj