Jakup Krasniqi takon vajzën e tij pas tetë muajsh në Dhomat e Specializuara

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa, ka njoftuar se sot u takua me të atin, i cili ka tetë muaj që po gjykohet në Hagë të Holandës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo u shpreh se kishte kaq kohë që e priste këtë moment dhe se sa shumë i kishte munguar ai.

“Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish të burgosur, qe tregonin historitë e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi”, thuhet mes tjerash në postimin e saj.

Krasniqi ka shkruar:

Per 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel.

Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.

Te duam

Reklama