Ky ishte Kryeministri Haradinaj, publicisti Gjini përmbledhë vendimet e veprimet e tij

Autori i disa shkrimeve publicistike, Labinot Gjini, ka bërë një listim të vendimeve e punëve të mira të kryeminsitrit të deritanishëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili sot u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale për intervistimit.

Gjini, në shkrimin e publikuar me titull “Fëmijët e Lagjes dhe Ramushi”, ka spikatur në tekstin e tij në formë të përmbledhur shumë prej punëve e vendimeve të Haradinajt, që kanë ndryshuar pozitën politike të Kosovës karshi Serbisë, si dhe kanë përmirësuar situatën e brendshme.

RahoPress sjell shkrimin e plotë të Gjinit:

FËMIJËT E LAGJËS DHE RAMUSHI

Disa po mirren me të thash më the kur po e gjykojnë Ramush Haradinaj. Po harrojnë se prej kur ka ardhë në pushtet Ramushi :
– asnjë zyrtar serb nuk ka shkel në Kosovë pa lejen e Prishtinës. I fundit ka qenë Gjuriqi të cilin për buçka dhe si qenin e solli policia në Prishtinë. Atëbotë, fëmijët e lagjjës thanë është lojë e Serbisë. Po gabuan !
– u formua Ushtria e Kosovês, pavarësisht se Thaçit deri në minunten e fundit u frikësua shumë. Ramushi, pavarësisht kundërshtimëve, tha do bëhet dhe u bë.
– u vendos taksa 100%. Thaçi dhe Veseli u munduan më kot ta hiqnin duke u frikësu nga presioni ndërkombëtar. Ramushit nuk i prish gjiza dhe e mbajti.
– u hoq pjesërisht kufiri në Morinë.
– u ndalen negociatat e pabarabarta me Serbinë.
– u ndalua projketi i Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territorësh.
– ra Mogerini prej sistemi dhe hyri Kosova sërish në arenën ndërkombëtare ku vetë shtetet u detyruan tu rikthehen asaj dhe jo personalitete organizatash ilegjitime siç Mogherini.
– u kërkim dhe ishte në themelim e sipêr komisioni për rishqyrtimin e shënjimit kufitar me Malin e Zi.
– filloi strukturimi i ekonomisë.
– ja futi du këmbët me një këpucë KED-sit dhe prej atëherë e ka kuptu se kush është zoti i shtëpisë.
– ja humbi shpresat Serbisë. Deklaratat e Vuçiçit ku thojke se ka ardhë koha ti thuhet e vërteta serbëve dhe ta pranojmë se gjithçka ka marrë fund me Kosovën janë tepër domethënse.
– janë ba marrëveshjet më të mëdha dhe më përafruese me Tiranën.
-Ekonomia shqiptare për herë të parë u gërrshetua dhe prodhimet shqiptare e dominuan tregun në Kosovë.
– e futi traditën e dhurimit të flamurit kombëtar në vizita duke u bërë simbol me të.

Mirëpo, pas të gjitha këtyre, fëmijët e lagjës mbajtën mend ca afera korruptive të cilat janë fenomen i një krize ekonomike dhe që zhduken vetem në saje të një ekonomie që shkon duke u strukturuar.

 

Reklama