
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Fatmir Iska, ka thënë se fushata u hap më këmbë të mbarë në qytetin e Prizrenit.
Iska, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve i ka vënë në letër, të cilat do të bëhen agjendë vepruese.

Iska shkruan:
E nisëm me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për ta filluar suksesshëm fitoren e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Prizreni historik.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Unë si pjesë e listës së Aleancës, me numër 26, falënderoj secilin bashkëqytetar që u bashkua me ne sot, për kuazën tonë të nesërme, për t’i dhënë forcë Kosovës.
Kërkesat dhe nevojat tuaja i kemi vënë në letër dhe në të ardhmen do të jenë agjenda jonë vepruese. Për këtë arsye na nevojitet mbështetja juaj me 14 shkurt duke na dhënë besimin në kutitë e votimit.
135 është adresa e saktë për një Kosovë të fortë, 1 është numri për një President të dinjitetshëm e të besueshëm, 26 është numri për një përfaqësim dinjitoz.
Me 14 shkurt do ta festojmë fitoren e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Fitoren e Kosovës. Fitoren e të rinjve tanë të mrekullueshëm. Vajzave dhe djemve që ëndrrat e tyre do t’i realizojnë në shtetin që meritojnë. Fitoren e grave dhe burrave, nënave dhe baballarëve, nxënësve dhe studentëve, profesorëve dhe intelektualëve, fermerëve, ndërmarrësve, inovatorëve dhe punëtorëve të palodhshëm e të ndershëm. Sepse, ju e dini, kur fiton Aleanca, fitojnë të gjithë. Fiton Kosova! E për të fituar Kosova, duhet të bëhemi bashkë.
Unë jam i përkushtuar t’i shërbej vendit tonë me gjithë zemër dhe me gjithë forcën time.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj!
Suksese kolegë me numër garues 135.
#ForcaeKosovës
#26
